Ne vitin 1993, shkolla jone, e peruruar nga presidenti i 8-te i Republikes se Turqise z.Turgut Ozal, filloi aktivitetin mesimor me nje klase me 10 nxenes. Sot, ky institucion arsimor perbehet nga kopshti, shkolla fillore, nentevjecare, e mesme, ne Tirane dhe ne Durres. Sukseset jane shoqerues ne punen tone te perditshme. Kontributi yne ndihet ne arsimin shqiptar.
Falenderojme te gjithe ata qe kane kontribuar ne rritjen dhe persosmerine e institucionit tone, vecanerisht popullin shqiptar.
Ndonese femijeve tane nuk u sigurojme dashurine dhe ngrohtesine e kraheve te nenave, perpiqemi qe kur te jene me ne te mos e ndiejne mungesen e tyre.
Nga mengjesi deri ne oren 16:00 per femijet tuaj eshte menduar me e mira. Mesuesit tane, plot dashuri dhe perkujdesje, bejne te mundur qe femijet te jetojne atmosferen familjare.
Shkolla jone i kushton nje vemendje te vecante mesimit te anglishtes. Per kete arsye ndjek nje program intensiv nga shkolla fillore deri tek e mesmja, me mesues me pervoje, vendas e te huaj, me teknikat dhe metodat me bashkekohore, me laboratore te pajisur me teknologji moderne mesimdhenieje.
Jemi te vetmit ne Shqiperi dhe ndihemi krenare qe programet e shkencave te natyres zhvillohen ne gjuhen angleze qe nga klasa e 6-te, me libra dhe metoda te zgjedhura dhe te pranuara ne shkalle nderkombetare.
Detyra juaj eshte te mendoni per te ardhmen e femijeve tuaj, detyra jone eshte t`i orientojme ata. Ne institucionet tona nje rendesi te vecante i jepet mesimit te kompjuterit, i cili nis nga kopshti deri ne shkollen e mesme. Mesimi zhvillohet ne laboratore kompjuterash, te pajisur me sisteme bashkekohore.
Qendrueshmeria e njohurive kerkon perkushtimin e me shume se nje shqise. Duke u nisur nga ky parim, nxenesit gjejne mundesine te konkretizojne njohurite nepermjet laboratoreve tane moderne, duke pare, vepruar dhe eksperimentuar.
Ne ju sigurojme nxenesve klasa me standarte moderne, me kapacitet 18-24 vete, kushte dhe mundesi teknike te favorshme mesimdhenieje.
- Stafi i mesimdhenies
Stafi yne perbehet nga mesues vendes dhe te huaj, te cilet ndjekin cdo muaj rregullisht seminare dhe programe kualifikimi me nje perkushtim te madh per te rritur nivelin e tyre.
- Ndarja e cmimeve
Qellimi yne eshte: “Nder me te miret te behemi lider”.
Ju presim mes nesh per te arritur fitore te reja ne olimpiadat kombetare dhe nderkombetare.
Ne ndjekim zhvillimin psikologjik, mendor e fizik te nxenesve ne menyre qe ata te jene ne gjendje te marrin vendime te drejta, t`i pershtaten punes ne grup dhe te formojne nje personalitet me karakter.
Arsimi fitohet ne cdo vend, por me disipline mund ta gjeni ne shkollat tona. Ne mund t`ju sigurojme nje mesim te sigurte ne nje ambient te ngrohte familjar, larg veseve te keqija dhe cdo rreziku qe jane kercenuese per cdo te ri ne ditet tona.
- Vizite ne familje
Njohja me prinderit, me ambientin ku rriten, me perberjen familjare dhe me botekuptimin e tyre, jane metoda qe na ndihmojne per edukimin e nxenesve ne cdo drejtim. Kjo eshte nje pjese e pandare qe ploteson arsimimin tone.
Nepermjet aktiviteteve sociale, jo vetem ju krijojme nxenesve mundesi defrimi, por edhe i pergatisim ata per cdo fushe te jetes duke nxitur e zhvilluar talentet e tyre.
- Programi 7-8 mars 2004
Nje pjese tjeter e procesit mesimor-edukativ jane aktivitetet sociale. Ne kete fushe nxenesit gjejne mundesine te shprehin vetveten dhe te defrehen mes festave te ndryshme, konkurseve, kampionateve sportive, piknikeve, shetitjeve, mbremjeve ne klase, botimit te revistave dhe gazetave, pjesemarrjeve ne panaire, etj.
Sallat e konferences, dhomat aerobike, sistemet e ngrohjes, klasat dhe ambiente komode, plotesojne nevojat e nxenesve tane.
Krahas ushqimit te mendjes plotesojme me nje menu te pasur mengjesi dhe dreke cdo deshire te nxenesit.
- Shetitje ne Turqi
Shetitjet e ndryshme brenda dhe jashte vendit, shkollat verore, kane si qellim qe nxenesit tane, te njihen me kultura te ndryshme, te zhvillojne marredhenie sociale dhe te fitojne nje botekuptim te gjere.
- Maturantet tane
1180 maturante, me nje arsim modern dhe diplome te pranuar ne shkalle nderkombetare, i kane dyert e hapura te studiojne ne vende te ndryshme te botes.
- Vizita e kryeministrit turk
E mira s'ka kufi. Themeli i filozofise se arsimit ne shkollat tona eshte: “Te ecim perhere e me mire, te arrijme persosmerine”.
Ketij qellimi i sherben ndertimi i kompleksit “Turgut Ozal”. Pjesemarrja e figurave te njohura si : z. Bashkim Fino i cili beri inagurimin e fillimit te aktivitetit te shkolles nentevjecare si dhe e kryeministrit turk z. Recep Tayyip Erdogan i cili hodhi themelet e shkolles fillore, na ben te ndihemi krenare.



Rreth Turgut Ozal


