''SHQIPERIA''
Pozita gjeografike:
Shqiperia shtrihet ne Evropen Juglindore, ne perendim te Gadishullit Ballkanik, ne koordinatat gjeografike: 39 16' gjatesi dhe 42 39' gjeresi. Shqiperia ka nje siperfaqe prej 28.748 km2. Gjatesia e vijes kufitare te Republikes se Shqiperise eshte 1094 km; nga te cilat 657 km – vije kufitare tokesore, 316 km - vije bregdetare, 48 - km vije ndarese e lumenjve dhe 73 km - e liqeneve. Republika e Shqiperise kufizohet ne veri nga Mal i Zi, ne veri-lindje nga Kosova , ne lindje me Maqedonine dhe ne jug e jug-lindje me Greqine.
Ne perendim Shqiperia laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Lartesia mesatare eshte 708 m, dmth dy here me e madhe se ajo e Evropes. Shqiperia perfshihet ne zonen subtropikale me lageshtire te Hemisferes Veriore dhe ne zonen me klime mesdhetare. Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi jane disa nga mineralet nentokesore me te rendesishme qe gjenden ne Shqiperi.
Relievi:
Fushor (ne Shqiperine perendimore); pllajor (ne Shqiperine lindore ; malor (ne Shqiperine veriore dhe qendrore).
Maja me e larte: mali i Korabit (2,753m)
Vija bregdetare: 362 km
3,364,571 (Qershor 1999)
95% shqiptare, 3% greke dhe 2% te tjere
Shkalla e rritjes se popullsise: 1,05% (2000)
Kryeqyteti:
Tirana ( qe nga viti 1920) Gjuha zyrtare: Shqipja
Gjuha shqipe eshte nje gjuhe indoevropiane dhe perfaqeson nje dege te veçante ne familjen e gjuheve indoevropiane. Gjeografi grek, Ptholemeus, ka deshmuar ekzistencen e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe qe ne shekullin e dyte te eres sone.
Emri "Shqiperi" zevendesoi emrin e vjeter "Arberi" (ose Arbani) ne fund te shekullit XVII, per shkak te kushteve te reja historike te krijuara ne kete periudhe. Ky emer kishte per qellim t’i jepte rendesi lidhjes ndermjet emrit te vendit dhe gjuhes, e cila ne ate kohe quhej "Shqip". Dokumenti i pare i shkruar i gjuhes bashkekohore shqipe i perket vitit 1462. Vepra e pare letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua me 1555, dhe qe nga ajo kohe gjuha shqipe eshte zhvilluar ne dy dialekte kryesore, (veçanerisht gjate periudhes se Rilindjes Kombetare Shqiptare): "Gegerisht", dmth gjuha e folur ne Veri te Shqiperise dhe "Toskerisht", dmth gjuha e folur ne Jug te Shqiperise
Alfabeti i gjuhes letrare shqipe ka 36 shkronja dhe perdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombetar i Manastirit me 1908. Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar), perdoret gjithashtu dhe ne disa pjese te populluara nga shqiptare ne Kosove, Mal te Zi, Serbi dhe Maqedoni.
Ngjarje të rëndësishme historike:
Territori i Shqiperise eshte banuar qe ne lashtesi. Gjurme te jetes jane gjetur ne Xare, si dhe ne Shpellen e Shen Marines ne Sarande qe nga koha e Paleolitit te mesem dhe te vone (100 000 – 10 000 vjet me pare).
Shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te ilireve. Fiset ilire shtriheshin ne pjesen perendimore te Ballkanit, deri ne lumenjte Sava dhe Danub ne Veri, Morava dhe Vardar ne Lindje (qe eshte dhe vija kufitare me Thraken) dhe vargmalet e Pindit ne Jug dhe Juglindje (ne kufi me greket dhe maqedonet).
Zhvillimi i shpejte ekonomik, veçanerisht ai i metalurgjise se bronzit dhe hekurit (ne shekujt XI-V para eres sone) krijoi bazat e kultures se perbashket shpirterore dhe materiale te fiseve ilire. Ne fund te shekullit V p.e.s., iliret u futen ne peridhen e skllavopronarise dhe themeluan, pergjate bregdetit, qytete shume te njohura ne ate kohe, te cilat ekzistojne dhe sot, si Durrahium (Durresi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj. Pushtimi roman (ne vitin 168 p.e.s.) pati pasoja te renda per iliret. Megjithate, ata e perballuan me sukses politiken asimiluese te romaneve, kryesisht si rrjedhoje e standarteve te larta te zhvillimit dhe identitetit te kristalizuar etnik.
Pas thyerjes se romaneve ne vitin 395 te eres sone, Iliria mbeti nen sundimin e Perandorise Bizantine. Ne periudhen pasuese, Iliria u pushtua nga fise te ndryshme barbare, si Gothet, Avaret etj. Ne shekujt IV - VI, sllavet pushtuan nje pjese te Ilirise Veriore dhe Lindore, dhe Maqedonia pushtoi pjese te cilat me vone u asimiluan.
Fundi i mijevjeçarit te pare shenon kristalizimin e kombit shqiptar. Me vone, formacionet politike shqiptare te shekullit XIV mbuluan territoret nga Tivari dhe Prizreni deri ne Kostur dhe Vlore. Nderkohe, ne zona te pjeses jugore ruhej ende emri historik i Epirit, i cili ne vitet pasardhese sherbeu si sinomin per Arberine (shume shpesh, Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468) quhej "Princi i Epirit").
Pushtimi otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak ne Arberi (Shqiperi), por kryengritjet e njepasnjeshme te princave shqiptare pergatiten rezistencen e madherishme te popullit shqiptar nen udheheqjen e Heroit Komebtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skenderbe. Gjergj Kastrioti Skenderbeu arriti te krijonte nje shtet te centralizuar (Arberia) dhe flamuri i tij u be flamuri kombetar i Shqiperise.
Shekulli XVIII shenon lulezimin e dy "Pashalleqeve" te organizuara dhe shume te fuqishme: Pashalleku i Bushatllinjve (me qendren e tij ne Shkoder dhe i qeverisur nga nga Karamahmut Pashe Bushatlliu) dhe Pashalleku i Janines (me qendren e tij ne Janine dhe i qevrisur nga Ali Pashe Tepelena). Lufta per pavaresi dhe identitet kombetar arriti kulmin e saj me Levizjen e Rilindjes Kombetare, e cila filloi me 1830.
Me 1878, kjo levizje u organizua me mire pas Lidhjes se Prizrenit, e cila sherbeu si udheheqja e pare ushtarake dhe politike e kryengritjeve shqiptare. Por, per fat te keq, ne te nejtin vit Kongresi i Berlinit vendosi ndarjen e territoreve shqiptare, nga e cila perfituan shtetet fqinje, Mali i zi, Serbia dhe Greqia.
Megjithate, levizja shqiptare per liri, u kurorezua me shpalljen e pavaresise, me 28 nentor 1912. Gjate viteve te Luftes se Pare Boterore, Shqiperia u shnderrua ne nje beteje lufte per fuqite nderluftuese dhe u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria.
Me 1920, Kongresi i Lushnjes (nje qytet qe ndodhet 90 km ne jug te Tiranes), shpalli Tiranen si kryeqytet te Shqiperise me konsensusin e perfaqesuesve nga e gjithe Shqiperia. Me 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqiperine Republike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqiperise. Por ai pati shume pushtet, dhe Republika funksiononte me teper si Republike Presidenciale.
Me 1 shtator 1928, Shqiperia u shpall Mbreteri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiperise, duke marre titullin mbreteror "Zogu I". Me 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqiperine dhe, si rrjedhim, e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese, shpalli fundin e Mbreterise se Zogut dhe ia ofroi kuroren Viktor Emanuelit III. Shteti Shqiptar mbeti formalisht Mbreteri Kushtetuese nen sundimin e Dinastise se Savojes. Me 29 nentor 1944, Shqiperia u çlirua nga pushtuesit nazifashiste. Qe nga ajo kohe, ne Shqiperi sundoi regjimi komunist i Enver Hoxhes, i cili ndikoi ne izolimin e vendit. Me 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqiperine Republike Popullore, si nje nga format e diktatures se proletariatit, e cila zgjati pothuajse gjysme shekulli, deri me 29 prill 1991, kur Parlamenti i pare pluralist shpalli Republiken Parlamentare te Shqiperise.
Sistemi politik:
Republike Parlamentare Parlamenti shqiptar eshte parlament me nje dhome dhe 140 deputete, te cilet zgjidhen nje here ne kater vjet me zgjedhje te pergjithshme.
Presidenti i Republikes:
Z. Bamir Topi, i zgjedhur nga Kuvendi Popullor ne vitin 2008 per nje periudhe pese-vjeçare.
Kryetari i Keshillit te Ministrave:
Z. Sali Berisha (Partia Demokratike), me dekret te Presidentit te Republikes se Shqiperise, ne qershor 2009.
Qeveria: Perbehet nga koalicioni ndermjet Partise Demokratike, Partise Republikane, Partise Drejtesi dhe Integrim dhe Levizjes Socialiste per Integrim.
Kushtetuta: Kushtetuta e re e Republikes se Shqiperise eshte aprovuar me referendum popullor me 28 nentor 1998.
Festa Kombetare: 28 nentor (Dita e Flamurit)
Flamuri: Flamuri kombetar i Republikes se Shqiperise paraqitet me nje shqiponje te zeze me dy koke dhe me krahe te hapur, te vendosur ne qender te nje sfondi te kuq.
Emblema: Emblema e Republikes se Shqiperise paraqitet me nje shqiponje te zeze, te vendosur ne nje mburoje te kuqe te tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga nje shirit i zi. Ne pjesen e siperme, me te kuqe, eshte shkruar Republika e Shqiperise.
Pasurite natyrore: Pasuri nentokesore (nafte, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur-nikel, xeherore, mermer); burime te konsiderueshme hidrike; zona te konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit te vendit); burime te pashfrytezuara ne fushat e Turizmit blu, te gjelber dhe te bardhe...
Rritja e popullsisë, 17.000 shqiptarë më shumë në 2004:
Sipas INSTAT, popullsia shqiptare konsiderohet një popullsi me moshë të re. Mosha mesatare e saj është 31.7 vjeç. Nga viti 2003 në vitin 2004, ajo ka njohur rritje. Nëse në vitin 2003 në vend numëroheshin 3.111.163 banorë, në vitin 2004 kjo shifër ka arritur në 3.127.263 banorë. Ky është një nga konstatimet që publikohen në botimin e INSTAT "Shqipëria në shifra 2005", botim i përvitshëm i Institutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë, ku pasqyrohen të dhëna për të gjitha aspektet e shoqërisë shqiptare. Të dhënat krahasuese për këtë botim fillojnë që nga viti 2001 dhe vazhdojnë deri në vitin 2004.
Sipas statistikave, në vitin 2003 numri i lindjeve ishte 47012, ndërsa në vitin 2004 ky numër ka shkuar në 43022. Ka, gjithashtu, një rënie të martesave dhe një rënie të divorceve. Kështu, në vitin 2003 janë të regjistruara sipas INSTAT 27342 martesa dhe 3634 divorce. Ndërsa në vitin 2004 ky numër ka zbritur në 20949 martesa dhe 2968 divorce. Divorci për 100 martesa ndërkohë është rritur nga 9.6 në vitin 2001 në 14.2 në vitin 2004.
Sa i përket numrit të të papunëve që paguhet nga shteti numri i tyre mbetet i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar. Paga mesatare mujore ka pësuar një rritje të vitpasvitshme, nga 14963 që ka qenë në vitin 2001 në 24393 lekë në vitin 2004 në sektorin shtetëror.
Në 2004, rritja e pagës në sektorin shtetëror llogaritet me 11.2 përqind, ndërkohë që çmimet e konsumit janë rritur mesatarisht me 2.9 %. Ka dhe një rritje të konsiderueshme të pensioneve minimale e maksimale në fshat apo në qytet. Persa i përket familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, numri i tyre ka ardhur duke u ulur, nga 143 mijë familje në vitin 2001, në 124 mijë familje në vitin 2004.
Një vend të posaçëm në botim zenë shifrat që lidhen me arsimimin. Sipas tij, të regjistruarit në arsimin publik përbëjnë 96.7% të të regjistruarve në arsim nga 97.6% që zinin në vitin shkollor 2002-2003. Eshtë rritur numri i mësuesve me arsim të lartë në arsimin 8-vjeçar, nga 53% që ishte në 2001-2002 në 58% aktualisht.
Në arsimin e mesëm është rritur numri i të regjistruarve me 8.3%; në institucionet private janë regjistruar 5.4% të totalit nga 4% në një vit të mëparshëm. Ndërsa braktisja e shkollës nga fëmijët me arsim tetëvjeçar është në masën 1.2 përqind. Numri i femrave në stafin pedagogjik në Universitete është rritur dhe arrin në 45% nga 28% që ka qenë në vitin 1996-1997. Shpenzimet në arsim janë 12% më të larta se në vitin 2003. Shpenzimet në arsimin bazë dhe parashkollor përbëjnë 60% të tyre. Sipas INSTAT, të dhënat për produktin e brendshëm Bruto sipas degëve të ekonomisë për vitin 2004 paraqiten si më poshtë: Shërbimet zënë 24.9% të Produktit, bujqësia zë 24.0% të tij, transporti dhe telekomunikacioni zënë 12.1 përqind të PBB dhe industria 13%.
Disa informacione per TIRANËN:
TIRANA, Kryeqyteti i Shqiperise shtrihet 110 m mbi nivelin e detit, ne nje rrafsh i cili pershkohet nga lumi i Tiranes. Ne perendim, midis rruges Tirane-Durres shtrihet Kodra e Gjate me 491 m lartesi. Ky masiv i vogel mund te kalohet ne veri nga Vora ose ne jug nga Qafa e Erzenit. Ne lindje rrafshnalta kufizohet nga Masivi i Dajtit (1612 m) dhe nga Mali i Priskes (1365 m). Ndermjet tyre shtrihet Qafa e Priskes (850 m). Ne Jug shtrihet Qafa e Krrabes me 933 m mbi nivelin e detit. Tirana ka nje siperfaqe rreth 40 Km2.
Nga faktet e gjetura ne rrenojat e nje keshtjelle ka mundesi te behet fjale mbi nje keshtjelle te cilen Prokopi von Caesarea ne shekullin e gjashte e ka quajtur "Tirkan". Sidoqofte qyteti i sotem u themelua ne vitin 1614 kur Sulejman Pasha Mulleti ndertoi nje xhami pikerisht ne vendin ku sot ndodhet statuja e Ushtarit te Panjohur. Xhamia u shkaterrua nga Lufta e Dyte Boterore. Trazirat e pas vdekjes se Kapllan Pashes (1816) e shkaterruan nje pjese te qytetit si dhe pronat e Familjes Toptani. Ne vitin 1920 Kongresi i Lushnjes shpalli Tiranen kryeqytet te Shqiperise, ne vend te Durresit. Ne ate kohe Tirana numeronte vetem 10000 banore nderkohe qe Shkodra dhe Korça numeronin dyfishin e Tiranes. Vetem pas 1938 Tirana mund te renditej ne nje radhe me keto dy qytete. Tirana u clirua nga pushtimi fashist ne 17 Nentor 1944. Ne ate kohe ajo numeronte rreth 60 000 banore.
Pellgu i Tiranës:
Shqipëria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore të saj ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, administrimit, etnografisë e trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme e zhvillimit të tyre është reale edhe për pellgun e Tiranës.
Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi.
Gjurmë të lashta banimi në pellgun e Tiranës:
Stacion paliolitik në verilindje, rrëzë malit të Dajtit. Shpella e Zezë ose ndryshe Shpella e Pëllumbasit - vendbanim i hershëm që dëshmon mbi gjurmët e hershme të banimit në këtë pellg. Kjo dëshmi i takon zonës perëndimore të qendrës të qytetit. Ajo paraqitet si një ndërtim me aks gjatësor, me drejtim perëndim-lindje dhe përbëhet nga nga naosi (salla) në perëndim. Ndërsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janë të vendosur në anën veriore. Me interes për të gjykuar mbi zhvillimin e kësaj treve, në veçanti për këtë qendër banimi fshatare në rrugët që lidh Dyrrahin me Skampën, janë dy mozaikët, ai i naosit dhe norteksit.
Disa te dhena rreth Tiranes...
Kalaja e Petrelës:
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.
Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.
Kalaja e Prezës:
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone.
Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.
Të dhëna arkeologjike:
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani”, në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik, e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik, është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”...
Për të dhëna rreth Shqipërisë klikoni në këtë adresë:
http://www.cci.gov.al/kollona_djathte_shqiperia.htm



Rreth Shqiperise


