Thonë që mirësia është virtyti më i çmuar i njeriut. Ajo e dallon njeriun nga qëniet e tjera të kësaj bote. Mirësia është burim i dashurisë, paqes dhe i të jetuarit në harmoni me veten e të tjerët. Por përveç këtyre, mirësi do të thotë edhe sakrificë. Do të thotë të heqësh diçka nga vetja jote që t’ia dhurosh dikujt tjetër.

Nxënësit e shkollës Turgut Ozal, me rastin e festave, mblodhën ndihma të shumëllojshme në mënyre që të ndihmonin familjet në nevojë. Nga fondet e mbledhura u blenë ushqime bazë duke përfshirë këtu dhe mish, u mblodhën rroba etj. Tre furgona u nisën në tre drejtime të ndryshme, kryesisht në vendet më në periferi të Tiranës. Vendet ku shkuam ishin sa të ndryshëm nga njeri tjetri aq dhe të njëjtë. Njerëzit atje janë tjetër. Nëse ne mendojmë se çfare do veshim sot apo nesër, ata veç duan të kenë rroba në dollapet e tyre. Nesë neve na rri mendja se çfarë do hamë, çfarë do blejmë apo ku do dalim fundjavës që vjen, njerëzit atje thjesht duan të jetojnë e te kenë për të ngrënë. Kryeplaku I zonës përkatese udhëhiqte nxënësit e shkollës tonë nëpër familjet më të varfëra. Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi që vendoste.

Ne gjithashtu I shpërndanim vetë ndihmat njerëzve që takonim nëpër rrugët e varfëra të fshatit. Gjëja më e bukur ishte ti shikoje në sy dhe të ndjeje bashkë me ta gëzimin e tyre. E në atë çast, kupton se nuk ka gjë më të bukur se sa ndjenja qe përjeton kur ndihmon dikë. Dhe gjesti më i vogël i bamirësisë të bën të kuptosh se në botë ka shumë vend bosh për tu mbushur me dashuri. Në të njejtën tokë që ne shkelim, jetojnë dhe njerëz që rrallë herë e prekin bukurinë e jetës me dorë. Dhe unë mund të kisha qenë si ata, një varfanjake e mjerë, e rreckosur që fati e bota e lë pas dore. Dhe ti mund të ishe i tille, çdo njeri mund të ishte I tille. Atë gjë nuk e kemi në dorë ne. Por jemi ne ata që mund ti japim fund rrymës së krijuar nga bota shpërfillëse. Ne që kemi mundësitë për ti ndihmuar këta njerëz, duhet ta kuptojmë se sa pak nga ne mund të bëj shumë për ata. Prandaj mendoni për këta njerëz. Dijeni se ndonëse s’i shihni çdo herë, ata njerez janë ende aty, të uritur e të brengosur nën hijet e rënda të jetës. Ndihmojini këta njerëz. E në fund të fundit pse jo?
Eshtë një zemër që rreh më shpejt, është një shpirt që gëzon me shumë…
Eni Shemaj 11-C






