|
Kolegji “Turgut Ӧzal” zhvillon herë pas here aktivitete të ndryshme kulturore ku nxënësit shpalosin talentin e tyre në fusha apo lëndë të ndryshme mësimore.
“Çdo gjuhe e huaj, nje kuptim ndryshe i te qenurit njeri.”
Ne kompleksin arsimor Turgut Özal krahas gjuhes amtare “shqip” mesohen dhe gjuhet e huaja: anglisht, gjermanisht dhe turqisht.
Duke patur parasysh këtë thënie ne përpiqemi të nxjerrim një brez të përgatitur dhe të suksesshëm për shekullin e 21. Për këtë arsye mësimi I gjuhës angleze fillon në klasën e parë, gjuha turke në klasën e 7’të dhe gjermanishtja në klasën e 11’të. Mësimi I gjuhës angleze për orë vijon si mëposhtë:
- Për klasat e 1-5 1395 orë
- Për klasat e 6-9 770 orë
- Për klasat e 10-12 350 orë
Gjithësej në lëndën e anglishtes, një nxënës nga klsa e 1-12 merr 2515 orë mësimi. Laboratorët e gjuhëve të huaja, kompjuteri, dërrasa elektronike, projeksioni dhe mundësi të ndrushme që ofrohen për mësimin I bën nxënësit tanë të jenë të suksesshëm në provimet ndëkombëtare si TOEFL dhe SAT. në vëndet ku flitet gjuha gjermane për nxënësit tanë njohuritë e mara në shkollë janë të mjaftueshme për të filluar arsimimin universitar.
Data 15 Shkurt shënoi fillimin e aktivitetit me temë “Java e Gjuhëve të Huaja”. Gjatë kësaj jave nxënësit përgatitën projekte dhe punime të ndryshme lidhur me historinë, kulturën, gjuhën, artin e Anglisë, Gjermanisë dhe Turqisë.
Këto punime arti u demonstruan në një prej ambienteve të shkollës si një ekspozitë e vërtetë. Por aktiviteti nuk mbaroi këtu. Për ti dhënë më shumë gjallëri atmosferës së kësaj jave, u zhvillua edhe një konkurs për Gjuhët e Huaja: Anglisht, Gjermanisht dhe Turqisht. Në këtë konkurs morën pjesë nxënësit e klasave të 11-ta ku përfaqësuesit për secilën klasë ishin si më poshtë:
- 11A-Argi Dyrmishi, Dajana Xhani, Megi Fino.
- 11B- Blendi Murati, Dorela Kozmai, Uendi Lleshi.
- 11C- Ina Fureraj, Mario Gashi, Pegi Shima.
- 11D- Enxhi Elezi, Frida Rica, Jovo Haxhillari.
- 11E- Eni Kodra, Ivi Hysenaj, Mario Pojani.
Pas rreth 90 minutave ankth e tension, konkursi u fitua nga klasa e 11D. Fituesit u nderuan me Çerifikatë Mirënjohjeje dhe me dhurata nga organizatorët e aktivitetitt dhe drejtoria e shkollës.
Ky ishte një pershkrim i shkurtër i një prej aktiviteteve tona por në të ardhmen na presin të tjera aktivitete… |