Warning: strtotime() [
function.strtotime]: It is not safe to rely on the system's timezone settings. You are *required* to use the date.timezone setting or the date_default_timezone_set() function. In case you used any of those methods and you are still getting this warning, you most likely misspelled the timezone identifier. We selected 'America/Chicago' for 'CDT/-5.0/DST' instead in
/home/kolegjet/public_html/libraries/joomla/utilities/date.php on line
56
Warning: date() [
function.date]: It is not safe to rely on the system's timezone settings. You are *required* to use the date.timezone setting or the date_default_timezone_set() function. In case you used any of those methods and you are still getting this warning, you most likely misspelled the timezone identifier. We selected 'America/Chicago' for 'CDT/-5.0/DST' instead in
/home/kolegjet/public_html/libraries/joomla/utilities/date.php on line
198
|
Me rastin e festave të 7 – 8 marsit, të kthyera në një traditë të përvitshme tashmë, klasat e shtata organizuan një koncert festiv përshëndetës për nënat dhe mësuesit. Koncerti që u bë i mundur falë drejtorisë së shkollës në bashkëpunim me mësuesit e lëndëve kishte një përmbajtje të pasur me këngë, poezi, minidramatizim i një pjese teatrale si dhe një koreografi vallje popullore. E veçanta e këtij koncerti ishte një gërshetim i natyrshëm i dy kulturave: shqiptare dhe turke.
Nxënësit recituan vargje në gjuhën shqipe por interpretuan po kaq bukur edhe poezi në gjuhën turke. Gjithçka ishte përgatitur me seriozitetin që kërkojnë këto dy festa, por mjaft mbresëlënës ishte angazhimi i plotë i nxënësve të cilët në një ditë të vetme përmes një fjalë të ëmbël, një vargu, një notë muzikore apo një luleje të dhuruar dëshirojnë të tregojnë gjithë dashurinë dhe respektin e tyre kushtuar nënave dhe mësuesve në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi njëkohësisht, për përkushtimin e treguar në rrugën e gjatë e të vështirë të edukimit dhe arsimimit.
Suela Hoxhalli |