|
Nga data 23-29 mars 2010,në mjediset e Qendrës Kulturore të Kompleksit Arsimor “Turgut Ozal” ,u zhvillua kampionati i shahut midis nxënësve të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës.Në këtë veprimtari sportive morën pjesë rreth 200 nxënës të mëse 34 shkollave të ndara në dy grupe: grupi i I-rë, klasat 1-5 dhe grupi i dytë, klasat 6-9.Ndeshjet në grupe u zhvilluan me sistem eleminimi në dy kategoritë e klasifikimit: ekipor dhe individual.Gjithashtu,u aplikua edhe një renditje e veçantë për kategorinë e vajzave.
Në të gjitha ndeshjet nxënësit demonstruan nivel të kënaqshëm si dhe aftësi premtuese për të ardhmen në sportin e bukur të shahut,i cili ndryshe është quajtur edhe sporti i “mendimit të thellë dhe arsyetimit intelektual”.Me shumë interes u ndoqën ndeshjet finale ku nxënësit e shkollave: Fan Noli,kolegjit Turgut Ozal,kolegjit Kristal,At Zef Pllumi etj..,spikatën me një përgatitje aftësi mbresëlënëse në raport me moshën e tyre respektive.Specialistët dhe trainerët që ndoqën nga afër aktivitetin ,patën rastin( sidomos në kategorinë e moshave të vogla), të evidentonin nxënës me talent dhe prirje të veçanta për ti zhvilluar më tej aftësitë e tyre. nëse ushtrohen e trajnohen sistematikisht në këtë lloj sporti.
Gjithashtu, është për tu vënë në dukje organizimi perfekt i këtij aktiviteti në veçanti përsa i përket plotësimit të kushteve të infrastrukturës së garave shahistike ,ku drejtuesit e Kompleksit Arsimor “Turgut Ozal” kishin marrë të gjitha masat ,duke vënë në dispozicion mjediset moderne të Qendrës Kulturore ,si dhe mjetet audiovizive për transmetimin direkt përmes ekraneve HD të gjithë aktivitetin deri në ceremoninë e mbylljes së tij.Një eksperiencë mjaft pozitive që u konsiderua dhe nga mësuesit,ishte zbatimi i programit edukativ,shlodhës dhe argëtues për nxënësit dhe gjithë pjesëmarrësit,ku ishte planifikuar dhe ngrënia së bashku e drekës.
Në ditën e fundit të mbylljes së aktivitetit, ditën e martë,me datë,30/03/20,në sallën kryesore të Qendrës Kulturore të Kompleksit “Turgut Ozal”,u zhvillua një ceremoni e bukur artistike, e kombinuar me shpërndarjen e trofeve(kupa,medalje,diploma) shkollave dhe individëve fitues të vendeve të nderit.Organizatorët shpërndanë edhe çertifikata për secilin nxënës pjesëmarrës në këtë aktivitet.Ceremonia e mbylljes së aktivitetit u përcoll me një koncert të shkurtër artistik, i cili krijoi një atmosferë të gjallë e festive që u ndoq me interesim nga të gjithë pranishmit.Midis tyre të ftuar ishin: Presidenti i Federatës së Shahut , Z.Besnik Bajraktari,Inspektori i sporteve në MTKRS-së,Z Uvil Zaimi Sekretari i Federatës Shahut,Z.Sabri Bejleri,Drejtori i Kolegjit "Turgut Ozal",Z.Hamza Aksoy.
Duhet theksuar se,nga çdo pikëpamje pa asnjë lloj dyshimi, ky aktivitet nga fillimi e deri në përfundim të tij, u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit(nxënës,mësues,prindër,drejtues shkollash e specialistë të sportit të shahut etj.) se, do të shërbente në të ardhmen,si model dhe eksperiencë mjaft pozitive,për veprimtaritë e tjera shahistike në shkallë kombëtare,madje dhe në nivel ndërkombëtar.
Renditja e shkollave dhe individëve fitues për të gjitha kategoritë,sipas vendimit të gjyqtarisë së garave, paraqitet sipas pasqyrës sè mëposhtme:

|