REZULTATET E PROVIMIT TE PERGJITHSHEM TE KLASAVE TE 8-A DHE 9-A PER PRANIM NE KOLEGJET TURKE Shiko Rezultatet 2012 klasat 8 dhe 9 KOLEGJi HASAN RIZA PASHA SHKODER |
| Grupi i shqiperise niset per te marre pjese ne Olimpiaden e 8.te Turqishtes |
|
Ky grup do te marre pjese ne 10 kategori dhe do te niset per ne Stamboll me fluturimin e THY ne oren 14:45,kompani kjo e cila i sponzorizon edhe rrugen.Keta nxenes jane pergatitur duke marre pjese ne olimpiadat e ndryshme te organizuara nga kolegjet turke gjate vitit.Nxenesit te cilet fituan te drejten per te konkuruar moren cmimet ne ceremonine e cmimeve per Shqiperine e zhvilluar ne daten 1 Maj ne kompleksin arsimor” Turgut Özal “.Nxenesit te cilet dolen te paret ne kategorine e tyre vazhduan pergatitjet per te marre pjese ne olimpiaden qe do te zhvillohet ne Turqi per te konkuruar me boten. İra Elezaj ,nxenese e shkolles 9 vjecare” Turgut Özal “-Tirane do te perfaqesoje Shqiperine ne kategorine e recitimit me poezine” Ben Böyle Olmamalıydım –Une nuk duhet te isha keshtu”.Ne kategorine e kenges nxenesi Andi Nika do te interpretoje kenget e Zeki Mürenit “Si kaloje pa e kuptuar”,”Lere Mevlam ujin..”.Nxenesi i kolegjit” Mehmet Akif “per djem Andi Nika, ka shkuar nje jave me shpejt ne Turqi per t`u pergatitur dhe duket shume ambicioz ne kete olimpiade.. Nxenesja e kolegjit “Mehmet Akif “per vajza Sabrina Shurdhi do te marre pjese ne dy kategori ne ate te njohurive gjuhesore dhe ne ate te leximit.Perseri nxenesja e ketij kolegji Ela Fasllija do te perfaqesoje Shqiperine ne kategorine e te folurit dhe ne ate te kultures.Ne kategorine e te shkruarit Shqiperia do te perfaqesohet nga Ardela Cara nxenese kjo e shkolles 9 vjecare te kolegjit” Turgut Özal”Tirane, e cila u pergatit per kete olimpiade duke shkruar esse me tema te ndryshme. Ne kategorine e recitimit ne gjuhen amtare Ayşenur Musaoğulları nxenese e shkolles “Memorial Scool Of Tirana “(MIST)thote qe eshte e vendosur me poezite e saj te bukura dhe te vecanta.Ne kategorite e shkrimit dhe te kultures ne gjuhen amtare u pergatit nxenesja e te njejtes shkolle Zeynep Ilgaz Acar. Femijet me emocionet qe kane per kete organizim ku do te shohin te gjitha ngjyrat e botes se bashku,me deshiren dhe me ankthin per kete konkurs u ndane nga familjet dhe mesuesit e tyre.Prinderit me trishtimin e ndarjes nga femijet e tyre per 15 dite i uruan atyre soksese. Perfaqesuesi i grupit te Shqiperise ne kete olimpiade zoti Adem Caliskan thote se kete vit do te marrin pjese me nje grup modest ne te cilin ai ka besim, dhe kete vit si cdo vit tjeter do te kthehen me medaljeAi tha gjithashtu se nxenesit keto 15 dite qe do te qendrojne ne Turqi nuk do te merziten dhe prinderit e tyre te mos shqetesohen per kete. Drejtori i pergjithshem i fondacionit “Gulistan”dhe i kolegjeve turke zoti Nöman Gülen i uroi suksese pjesemarresve dhe tha se ka besim tek nxenesit qe do te perfaqesojne Shqiperine..
|