Si ju duket faqja jone e internetit?
Ç'ka
Mirë
Shumë mirë
 

 

PËR PROGRAMET DHE TEKSTET MËSIMORE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR DHE TË DETYRUAR

Për arsimin parashkollor

- Viti mësimor 2006-2007, është viti i katërt i zbatimit të përshkallëzuar të “Standardeve të përmbajtjes në arsimin parashkollor”. Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat e Arsimit, mbi bazën e përvojës së fituar të marrin masa për përfshirjen në këtë proces të kopshteve të reja. Këto kopshte duhet të sigurojnë kushtet e nevojshme të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve si: gjendje të mirë fizike të ndërtesës së kopshtit, pajisje me orendi dhe bazë materiale didaktike të nevojshme, si dhe mësuese me arsim përkatës. Për kopshtet që nuk i sigurojnë këto kushte do të vazhdohet të punohet me programin e edukimit të fëmijëve në kopsht (Maket i vitit 1993). Për këto kopshte është i detyrueshëm zbatimi i dy standardeve: ai i “Bashkëveprimit i rritur - fëmijë” dhe standardi i “Partneritetit familje - kopsht”. Gjithashtu në këto kopshte do të kërkohet që realizimi i programit të bëhet nëpërmjet integrimit të temave edukative dhe në formën e lojës.

- Sektorët e kualifikim-trajnimit në DAR-e dhe sektorët e këshillimit në ZA, mbi bazën e trajnimeve të realizuara nga QTKA dhe përvojës së pasur që kanë krijuar në 3 vitet e zbatimit të standardeve të përmbajtjes të marrin masa që në muajin shtator të zhvillojnë seminare kualifikuese me mësueset e kopshteve të përfshira në procesin e zbatimit të standardeve, me mësueset e kopshteve të reja që do të përfshihen në këtë poçes si dhe mësueset e kopshteve të tjera, që do të zbatojnë elementë të veçantë të standardeve. Në këto seminare do të shfrytëzohen këto dokumente themelore:

•  “Standardet e përmbajtjes në arsimin parashkollor”, ribotim i vitit 2005

•  “ Standardet e arritjes në arsimin parashkollor”, Edukimi Parashkollor, Nr.6, botimi 2005.

•  Materialet e seminarit kombëtar rajonal, që u zhvillua në muajin korrik 2005 dhe në muajin qershor në Tiranë, me inspektorët e arsimit parashkollor nga i gjithë vendi.

Të gjitha modulet “Për zhvillimin profesional” për arsimin parashkollor, si dhe buletinet “Edukimi parashkollor” botime të IKS dhe QTKA

 

 
Faqja kryesore | Aktivitete | Synimet | Detyrat tona | Prinderit tanë | Kontakt
Copyright© 2006-2007. Kopshti Turgut Ozal. Të gjitha të drejtat e rezervuara
Programoi Brikena Toçila